Çdo vit e më pak, ithtarët e komunizmit përkujtojnë Çlirimin me foton e Enverit dhe përshëndetjen me grusht
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Nëntor 2021, 10:03
Përkundër motit të keq me shi, përkrahësit e Partisë Komuniste dhe veteranët kanë dalë edhe këtë 29 nëntor për të bërë homazhe në Varrezat e Dëshmorëve me portretin e diktatorit.
Njëri prej tyre u shfaq me foton e Enver Hoxhës dhe Qemal Stafës në një pankartë të varur në qafë.
Sot me aktivitete përkujtimore e tematike festohet 29 Nëntori, 77-vjetori i Çlirimit të Shqipërisë nga forcat fashiste italiane e gjermane.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Ushtria Nacional Çlirimtare e Shqipërisë zhvilloi kryengritje të armatosur kundër okupimit të Shqipërisë



