NATO uron Shqipërinë në 109 vjetorin e Pavarësisë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Nëntor 2021, 17:15
Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) ka uruar Shqipërinë në 109-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale NATO ka publikuar një ushtar me emblemën shqiptare në krah, ndërkohë krahas fotos ka ftuar vendet anëtare për të festuar Ditën e Pavarësisë të Shqipërisë aleate.
“Bashkohuni me ne për të festuar Ditën e Pavarësisë të aleatit tonë, Shqipërisë”, uron NATO.
Retweet to join us in celebrating our Ally ???????? #Albania on their #IndependenceDay!
— NATO (@NATO) November 28, 2021
???? @AlMissionNATO #WeAreNATO pic.twitter.com/d5A7K69nhj
Kujtojmë se Shqipëria u anëtarësua në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut NATO, në vitin 2009.