Deputeti socialist Bujar Çela uron 109 vjetorin e Pavarësisë me foton e Enver Hoxhës

Deputeti socialist Bujar Çela uron 109 vjetorin e Pavarësisë me

Deputeti socialist i qarkut të Fierit, Bujar Çela për festën e 109-vjetorit të Pavarësisë, ka uruar kolegët me një foto të diktatorit Enver Hoxha.

Në  foton e cila është postuar nga nënkryetari i PD, Enkelejd Alibeaj, Çela ka dërguar në grupin e Komisionit të Sigurisë fotomontazhin e flamurit kuqezi, ndërsa në një cep shihet se edhe portreti i diktatorit Hoxha.

Ky postim mesa duket ka revoltuar Alibeajn i cili i është kthyer duke i thwnw se akti  që ka bërë është një trurp.

“Është turp i madh dhe pashpirtësi njerëzore, ky akt i mësipërm. Të postosh foton e diktatorit siç ka bërë deputeti faqezi me nr. cel. Tregon fytyrën e vërtetë të nostalgjikëve të komunizimit pavarësisht ngjyrave të sotme! O deputet faqezi, kushdoqofsh ti hiqe këtë foto. Turp, turp, turp!”- i ka shkruar Alibeajt Çelës në grupin e Komisionit Hetimor.

"Në kundërpëgjigje Çela iu përgjigj duke shkruar “Rrituni për Shqipërinë që duam!” dhe më tej përshkallëzimit të debatit, Çela iu përgjigjh “Më rruan leshtë kush s’me njeh mua dhe kohën!”

Ndërkohë krahas bisedës që e ka bërë publike në rrjetet sociale, ka shkruar: Ja se cfare poston Bujar Cela, deputet i PS, si urim per diten e pavaresise se shqiptareve: flamurin e shqiptareve me foton e diktatorit permbi te!

Ia ktheva pergjigjjen une dhe koleget e mi deputete te PD! E pra komunizmi, kjo fare e keqe, i ka rrenjet shume te thelle! Duhet urgjentisht dekomunistizim i shoqerise shqiptare!

Deputeti socialist Bujar Çela uron 109 vjetorin e Pavarësisë me