Punësimi i pedofilit si mësues, Malaj: Figura e mësuesit e paprekshme, zero tolerancë për këto raste
Një skandal i vërtetë është evidentuar në shkollën "22 Tetori", në Berat ku 62 vjeçari Ëngjëll Bregu, që rezulton të jetë dënuar për "pedolifi" dhe "ngacmim seksual" të fëmijëve në vitin 2003, u emërua mësues, por pas lajmeve që u publikuan në media u shkarkua.
Në lidhje me këtë ish-zëvendës ministrja e Arsimit Nora Malaj, në një intervistë për Ora News, është shprehur se këtë periudhë problemet që janë shfaqur në arsim kanë qenë të shumta.
Ajo shprehet se ka ardhur momenti që duhet parë ligji dhe se çfarë duhet të bëjmë me realitetin ku po jetojmë.
Nora Malaj: Tema që trajtojmë është një temë shumë e nxehtë,një temë që përfshin të gjithë familjet shqiptare, është një temë që ka kapur arsimin shqiptar dhe po shohim se në këtë periudhë kemi pasur një problematikë që po shfaqen në sistemin e arsimit. Sidomos probleme shfaqen me figurën e mësuesit, me rolin e tij,që tashmë janë bërë jo vetëm problem bashkëbisedimi në media por edhe nga vetë institucionet e arsimit. Ka ardhur momenti që duhet parë ligji, çfarë duhet të bëjmë me realitetin ku jetojmë dhe cilat janë mekanizmat që duhet të përdorimin për fëmijët.
Sipas saj figura e mëuesit duhet të jetë e paprekshme, dhe sipas saj duhet të ketë tolerancë ndaj mësuesve që shkelin kodin e etikës dhe kodin moral.
Nora Malaj: Figura e mësuesit duhet të jetë figura me e realizuar dhe shumë qartë duke mos i analizuar këto situata, në këtë sektor duhet të ketë zero tolerancë, në drejtim të figurës së çdo mësuesi, i cili në një mënyrë ose në një tjetër shfaq tendenca, prit kodin e etikës, kodin moral, problematika të shfaqura jo vetëm kur kemi dënime siç është rasti i mësuesit në Berat, por edhe raste të tjera seksuale që janë realizuar,duhet kuptuar se figura e mësuesit duhet të jetë figura e paprekshme, figura më e pastër, jo vetëm në drejtim të dijes , por në radhë të parë në moral.
Malaj thekson se jemi në një situatë, ku duhet të mendojmë seriozisht për sektorin e edukimit.
Nora Malaj: Ka ardhur momenti që ne duhet të mendojmë seriozisht për sektorin e edukimit. Kam kuptuar se kemi disa problematika që shfaqen tek mësuesit, e para lidhet me statusin e tij, duhet të krijojmë një status për mësuesin, te roli i tij që bën në procesin e mësimdhënies, por mbi të gjitha te procesi që bën te roli i edukimit për fëmijët, te mënyra se si e trajton orën e mësimit.
Malaj shprehet se sot mësuesi është kthyer në mekanizëm që mban shënime, ndërsa shton se raporti nxënës-mësues duhet të jetë shumë i kujdesshëm.
Nora Malaj: Aktualisht jemi në fazën që mësuesit janë kthyer thjesht në mekanizma që mbajnë shënime dhe në mekanizma që mbajnë shënime dhe në mekanizma administrative. Qëllimi nuk është të japësh detyra sa më shumë, nuk është qëllim që të japësh detyra sa më shumë që të jesh mësues sa më i mirë, t’i japësh detyra sa më shumë që t’i kthehet në stres shkolla, por duhet që raporti nxënës-mësues duhet të jetë shumë i kujdesshëm.
Intervistoi Anila Zyberaj, përgatiti Anila Kolgjini.
