Florian Marku bëhet baba për herë të parë, i vogli lindi në të njëjtën ditë me mamanë e vet
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2021, 17:16
Boksieri Florian Marku që po ngjitet drejt majave të suksesit botëror është bërë baba për herë të parë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Marku nëpërmjet një postimi në Instagram. Çifti ka vendosur ta quajë djalin Matin, ndërsa do të festojë ditëlindjen në të njëjtën datë me mamin e vet pasi ka lindur në të njëjtën datë me gruan e boksierit.
"Faleminderit Zotit te Gjithsesise per kete mrekulli qe me solli sot. Ne te njeten date qe ka lindur dhe nusja,ne 27 NENTOR. Mire se erdhe ne kete jete djali im MATIN MARKU 27,11,2021. Zoti te dhente shendet, fat, e nje jete sa me te lumtur ! Babi me Mamin do te duan pa kufij gjithmone," shkruan Marku.
View this post on Instagram
