'Bëj botoks, Jo plastikë' Maya zbulon për herë të parë ndërhyrjet dhe si qëndron aq e re
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Nëntor 2021, 13:46
Gjatë intervistës së saj të fundit në emisionin 'Glamour Zone', Maya u pyet nga ana e moderatores Ester Bylyku nëse ka bërë ndërhyrje estetike, sepse duket sikur vitet nuk kalojnë për të. Maya mohoi në menyrë kategorike të ketë bërë ndërhyrje estetike, por pranoi se ka bërë botoks, të cilën nuk e cilëson si ndërhyrje.
Një pjesë nga biseda:
Ester Bylyku: A ke kryer ndërhyrje estetike? Sepse gjithnjë dukesh shumë mirë, të shkëlqen fytyra
Maya: Ndërhyrje estetike jo, asnjëherë. Bëj botoks, natyrisht. Nuk bëj shpesh, bëj njëherë në një vit e gjysmë. Bëj pjesën e ballit, rudhat është afër mendjes.
Ester Bylyku: Në rregull, por botoks bën ...
Maya: Po por nuk është as plastikë dhe as llastik.