Video/ Ndali Italinë, Zvicra i dhuron 9.3 kg cokollata Irlandës së Veriut
Në ndeshjet e fundit kualifikuese të Botërorit pati surpriza të mëdha siç ishte ajo e Italisë që nuk arriti të mposhtte Irlandën e Veriut, çka u dënuan me kalimin në playoff e për më tepër çuan Zvicrën direkt në Kupën e Botës.
Në fakt helvetët kishin deklaruar se presin dhurata nga Irlanda e Veriut, dhuratë që erdhi me barazimin 0-0 dhe tani është koha e kthimit të dhuratave.
Trajneri Murat Yakin ka menduar t’i dërgojë Federatës së Irlandës së Veriut një dhuratë të ngrohtë “93 minuta pa pësuar gol kundër Italisë, kampionëve të Europës në fuqi, janë 9.3 kg çokollata zvicerane për Irlandën e Veriut”, ishte videoja ku shfaqej trajneri helvet.
We kept our word, @NorthernIreland ???? A sweet Thank You is on its way! #sweetcaroline #sweetchocolate
— ???????? Nati (@nati_sfv_asf) November 24, 2021
???????????? @ChocolatCailler #natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi pic.twitter.com/fAPUuHmrTf
Sigurisht që italianëve nuk do t’u vijë mirë por futbolli ka edhe gjëra të tilla./Ora News/.
