Shpërndau tek disa njerëz kopje të “Squid Game”, i riu dënohet me ekzekutim, do vritet si personazhet në serial

Një person që besohet se ka sjellë kopje digjitale të serialit 'Squid Game' nga Kina në Korenë e Veirut do të ekzekutohet.

Mediat britanike, shkruajnë se studenti kishte regjistruar serialin e famshëm në një USB dhe e shiste tek të tjerët. Por pasi ua shiti kopjet disa njerëzve, duke përfshirë edhe kolegë studentë, ai u kap nga shërbimet e mbikëqyrjes së vendit.

Mësohet se ai tani do të ekzekutohet me pushkatim, një nga metodat me të cilën vriten edhe personazhet në serial.

Besohet se arrestimi i tij u bë në  provincën veriore Hamgyong të vendit, e cila kufizohet me Kinën gjatë javës së kaluar.

Ndërkohë raportohet se një student që bleu një kopje serialit është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa gjashtë të tjerë që ndoqën shfaqjen janë dënuar me pesë vjet punë të rëndë, shkruan "DailyMail"

Koreja e Veriut ka një ndalim të rreptë për lejimin e materialeve nga Perëndimi dhe Koreja e Jugut në zyrtarët tani po kryejnë kontrolle në shkollën e studentëve për të gjetur nëse ka dhe kopje të tjera të serialit.