Gati qeveria e re gjermane/ Socialdemokratët, të gjelbërtit dhe liberalët në koalicion
Socialdemokratët gjermanë pritet të shpallin krijimin e koalicionit trepalësh për të krijuar qeverinë e re gjermane.
Udhëheqësit e tre partive gjermane janë në fazat e fundit për të dakordësuar formimin e një qeverie koalicioni që do të kryesohet nga socialdemokrati Olaf Scholz, i cili do të zëvendësojë konservatoren Angela Merkel si kancelar.
Koalicioni i ri, i përbërë nga socialdemokratët, të gjelbërtit dhe liberalët, është zotuar të modernizojë ekonominë më të madhe të Evropës duke përmirësuar infrastrukturën e saj dhe duke i dhënë prioritet masave për mbrojtjen e klimës.
Në ditët në vijim do të kemi qeverinë e parë të koalicionit federal trepalësh në Gjermani që nga vitet 1950 që do të zëvendësojë koalicionin aktual "të madh" të socialdemokratëve dhe kristiandemokratëve të Merkelit.
Palët kanë rënë dakord të angazhohen për heqjen graduale të përdorimit të qymyrit deri në vitin 2030. Me këmbënguljen e Demokratëve të Lirë, në marrëveshje është parashikuar se nuk do të rriten taksat.
Disa analistë gjermanë janë të frikësuar për ndarjet e forta ideologjike që kanë palët në koalicion, që, sipas tyre, mund të paralizojnë Bashkimin Evropian që aktualisht po përballet me pandeminë e koronavirusit dhe ngritjen e autoritarizmit, nëse nuk dakordësojnë koalicionin.
Trump "shpërthen" ndaj prokurorëve
24 Nëntor, 12:49Çmim rekord / 11.6 mln euro për shënimet e rralla të Ajnshtajnit
24 Nëntor, 12:43


