Përmbyset gomonia me emigrantë që ishin nisur drejt Anglisë, të paktën 27 të vdekur
Të paktën 27 emigrantë janë mbytur pasi gomoniae tyre u përmbys teksa përpiqeshin të arrinin në Mbretërinë e Bashkuar përtej Kanalit pranë Calais.
Tragjedia ndodhi pak pas orës 14:00 të së mërkurës, kur gomoniae tyre u përmbys në det të trazuar mes shiut dhe motit të ftohtë. Mësohet se gomonia u gjet nga peshkatarët dhe nga tre anije anije të rojes bregdetare.
Kryeministri francez Jean Castex tha se mbytja e anijes ishte një “tragjedi”, duke shtuar se ata që vdiqën ishin viktima të “kontrabandistëve kriminelë”.
Kryeministri Boris Johnson do të kryesojë një takim urgjent të Cobra këtë pasdite në përgjigje të vdekjeve, tha zëdhënësi i tij.
BBC raporton se autoritetet kanë nisur një operacion shpëtimi nga deti dhe ajri.
Një zyrtar në Organizatën Ndërkombëtare për Migracionin ka thënë se ky është numri më i lartë i vdekjeve brenda një dite në Kanal që prej 2014.
Viktimat ende nuk janë identifikuar, ndërkohë që nuk dihet se sa ke qenë numri i personave në gomone.
Deputetja konservatore për Dover and Deal, Natalie Elphicke, tha se incidenti ishte një "tragjedi absolute" ndërkohë tha se autoritetet duhet të ndalonin varkat që të futeshin në ujë.




