Kryeministrja e parë grua në Suedi
Suedezët kanë zgjedhur kryeministren e parë femër në krye të qeverisë së tyre. Suedia ishte vendi i vetëm nordik që nuk kishte pasur më herët një grua si udhëheqëse.
Ish-ministrja e Financave Andersson u caktua nga parlamenti për të zëvendësuar Stefan Lofven pasi ai u dorëhoq në fillim të këtij viti.
Në parlamentin 349 vendësh, 117 ligjvënës votuan po për Anderssonin, 174 e refuzuan atë, ndërsa 57 abstenuan dhe një ligjvënës mungonte.

Opozita kishte 174 vota kundër Andersson, por sipas Kushtetutës suedeze, kryeministrat mund të emërohen dhe të qeverisin për sa kohë që shumica parlamentare - një minimum prej 175 ligjvënësish - nuk është kundër tyre.
Ajo e ka nisur karrierën e saj në vitin 1996 si këshilltare politike e ish-kryeministrit Goran Persson. Më herët, Anderson ka qenë ish-kampione noti për të rinj në Uppsala.
Që me marrjen e postit të saj, ajo përballet me kalimin e buxhetit për vendin, kur partitë opozitare të djathta kanë thënë se do të votojnë kundër.
Suedia ka qenë për dekada të tëra një nga vendet më progresive të Evropës kur bëhet fjalë për marrëdhëniet gjinore.
Çmim rekord / 11.6 mln euro për shënimet e rralla të Ajnshtajnit
24 Nëntor, 12:43


