Bisedimet amerikane me talibanët, javën tjetër nis raundi i dytë në Katar, Afganistani në krizë

Amerikanët kanë njoftuar se javën tjetër do të nisin raundin e dytë të bisedimeve me talibanët në Katar. Në fokus të bisedimeve është kundër terrorizmi dhe ndihma humanitare për Afganistanin, kanë njoftuar zyrtarët amerikanë. Afganëve ju janë ngrirë 9,5 miliard dollarë asete dhe ata kërkojnë që të kenë akses te ky fond.

Afganistani ndodhet përpara një krize të fortë humanitare, teksa qeveria e re talibane është duke kërkuar që amerikanët të lejojnë që ata të përdorin asetet e tyre ndërkombëtare.

Janë mbi 9,5 miliard dollarë asete të ngrira dhe organizatat ndërkombëtare kanë bërë thirrje për marrje masash të menjëhershme përpara se të shpaloset një krizë e rëndë humanitare në rajon e më gjerë.

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të nisin raundin e dytë të bisedimeve me talibanët javën e ardhshme në Katar. Në fokus qendror është krizën humanitare në Afganistan dhe hapat për të siguruar që vendi të mos bëhet "pikënisje" për "terrorizmin", tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price.

Delegacioni amerikan do të udhëhiqet nga përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin, Tom West, për dy javët e planifikuara të diskutimeve, tha Price të martën.

“Ata do të diskutojnë… interesin tonë jetik kombëtar kur bëhet fjalë për Afganistanin. Kjo përfshin kundër terrorizmin dhe ndihmën humanitare për situatën ekonomike të vendit, "u tha Price gazetarëve.

Ndërkohë, palët janë takuar edhe më herët në Pakistan, në fillim të nëntorit. Para se të merrte rolin si përfaqësuesi special i SHBA-së për Afganistanin, Tom West, ishte takuar edhe me zyrtarë talibanë në Katar si pjesë e një delegacioni amerikan. 

Takimi i parë mes palëve është mbajtur nga data 9 deri më 10 tetor, në kryeqytetin e Katarit, Doha. SHBA nuk e ka njohur zyrtarisht qeverinë talibane, por njoftoi në fillim të nëntorit se Katari do të shërbente si përfaqësues diplomatik i Uashingtonit në vend.

SHBA ka vendosur në mënyrë të përsëritur kushte që talebanët të marrin mbështetje financiare dhe diplomatike nga Uashingtoni: luftoni "terrorizmin", instaloni një qeveri gjithëpërfshirëse, respektoni të drejtat e pakicave, grave dhe vajzave dhe siguroni akses të barabartë në arsim dhe punësim.

I dërguari West tha se SHBA planifikon të vazhdonte dialogun me talebanët, por tani për tani do të ofronte vetëm ndihmë humanitare.

Ndërkohë, talibanët i kanë bërë thirrje Shteteve të Bashkuara të mundësojnë aksesin për 9.5 miliardë dollarët asete të ngrira.

Nëpunësit civilë në Afganistan kanë muaj të tërë që nuk marrin rrogat dhe thesari nuk paguan dot për importet e domosdoshme për vendin. Në një letër drejtuar Kongresit të SHBA-së, ministri i Jashtëm taleban Amir Khan javën e kaluar paralajmëroi se pasiguria financiare e vendit do të vazhdojë të përkeqësojë një krizë të vazhdueshme humanitare që mund të nxisë migrimin e mëtejshëm masiv.