Tjetër tragjedi me autobus, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin Tekirdag të Turqisë ku dy persona ( burrë e grua) kanë humbur jetën dhe 15 të tjerë mbetën të plagosur.

Një makinë u përplas me një minibus, i cili transportonte  punonjës të një kompanie.

Mediet lokale bëjnë me dije se shkak i aksidenti dyshohet të ketë qenë shpejtësia dhe humbja e kontrollit nga shoferi i autoveturës.

Në vendngjarje humbën jetën Özcan Özdemir dhe bashkëshortja e tij Nalan Özdemir, të cilët mbetën të bllokuar në makinë, ndërsa 15 personat në minibus u plagosën.

Në vendin e ngjarjes ndodhte policia  dhe ekipet shëndetësore.

Tjetër tragjedi me autobus, 2 të vdekur dhe 15 të plagosur