Eurobondi: Shqipëria siguron 650 milionë euro me interes 3.75 %
Shqipëria ka mundur të bindë investitorët në tregjet ndërkombëtare financiare, duke siguruar 650 milionë euro me një interes 3.75 për qind.
Eurobondi i fundit i aplikuar nga qeveria shqiptare do të ketë një afat 10 vjeçar. Në një dalje për mediet ministrja e Financave Delina Ibrahimaj u shpreh se duke parë reagimet për ndryshimin e normave të interesit ky është një sukses, teksa shtoi se fondi do të shërbejë për investimet
"Financimin e nevojave të qeverisë shqiptare për vitin 2022, por ka rëndësi të lartë për garantimin e prezencës së vendit tonë në tregjet ndërkombëtare," tha Ibrahimaj.
Megjithatë Ibrahimaj nënvizoi rëndësinë për arritjen e një ekonomie të qëndrueshme. Duke pranuar një rritje të borxhit të Shqipërisë, ajo shton se nga viti 2023 niveli i tij do të jetë në rënie
"Ka arritur në nivelin 66.3% në vitin 2019, presim që raporti i borxhit ndaj GDP të jetë në nivelin 80.2% dhe që prej vitit 2022 të vijojë rënia aktuale," u shpreh ajo.
Edhe ministri për Rindërtimin ka folur për ndryshimet në vitin e ardhshëm, duke premtuar rritjen e pensioneve në 5 për qind
"Sërish pensionet do rriten 5% vitin që vjen dhe bonusi i fundvitit është i përhershëm," tha Ahmetaj.
Opozita e ka konsideruar rritjen e borxhit si një risk të lartë për ekonominë, duke kërkuar shkurtimin e fondeve të dhëna për koncesionet me formulën partneritet publik privat.
