Vlorë, konflikt mes dy personave, njëri plagoset në kokë. Në vendgjarje gjenden gëzhoja
Konflikt në afërsi të Portit të Jahteve në Orikum të Vlorës. Dy persona dyshohet se janë konfliktuar mes njëri tjetrit pas debateve te cilat besohet se kanë nisur ditë më parë.
Një person ka mbetur i plagosur me plagë në kokë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se është goditur me tytën e pistoletës. Nga të njëjtat burimet konfirmohet se në vendgjarje janë gjendur edhe gëzhoja.
Por personi në fjalë s’ka asnjë plagë nga plumbi në trup, pasi ka marr mjekime në Orikum është shoqëruar në komisariat.
Nga burimet e policisë konfirmohet se është goditur tre herë në ajër dhe jo siç e thotë policia një herë Për ngjarjen në fjalë policia ka pasur tendencë për ta fshehur ngjarjen.
Policia e Vlorës ka ngritur postobllok policor tek zona e Kalasë në ujin e ftohtë pasi dyshohet se autori apo autorët janë larguar.
Njoftimi i policisë:
Në afërsi të portit të jahteve, Orikum, dyshohet se si pasojë e një konflikti të çastit është dëmtuar dyshohet me sende të forta nga persona ende të paidentifikuar, shtetasi E. Sh., 37 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Dyshohet se njëri prej personave të përfshirë në konflikt ka qëlluar një herë me armë zjarri në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ka rrethuar zonën dhe vijon krehja e saj për kapjen e autorit/ve.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
