Dyshohet se pësoi arrest kardiak ndërsa lëvizte me motor, humb jetën 71-vjeçari në Shkodër
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Nëntor 2021, 17:55
Një 71-vjeçar i cili lëvizte me motor ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, në rrugën nacionale Shkodër – Koplik.
Paraprakisht dyshohet që drejtuesi i motomjetit, shtetasi Sh.S, 71 vjeç të ketë pësuar arrest kardiak dhe për rrjedhojë ka humbur jetën pasi nga dalja nga rruga nuk ka pësuar dëmtime.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit
