Berisha: Firmat e delegatëve do mbeten të gdhendura si firmat e një historie, thirrja ime për deputetët
Ish-Kryeministri Sali Berisha është shprehur se firmat e delegatëve të mbledhura për thirrjen e Kuvendin Kombëtar do mbeten mbeten të gdhendura si firmat e një historie që shënon rithemelimin e pluralizmit dhe shembjen e narkoshtetit.
Në fjalën e tij nga “Foltorja” që po zhvillon në Mat me demokratët Berisha ka bërë edhe një thirrje për deputetët e PD.
Sali Berisha: Firmat e juaja për thirrjen e Kuvendit Kombëtar do të mbeten të gdhendura si firmat e një historie që shënon rithemelimin e pluralizmit dhe shembjen e narkoshtetit. Demokratë dhe demokrate të Matit ju ftoj që të merrni deputetët tuaj. Kam konsideratë ndaj deputetëve nëse ata ju respektojnë ju, Ndaj Sali Berishës le të deklarojnë ç’të duan por ndaj jush, që keni derdhur djersë për ta, ata duhet të ndihen të detyruar ndaj jush dhe të mos bëjnë besëprerin dhe mosmirënjohësin si Basha, por së bashku me ju të ngjiten dhe të shohin një nga një se kush ka firmosur dhe sesa të vërteta janë ato firma. Kjo është thirrja ime për deputetët e Matit. Kuvendi i 11 Dhjetorit do rikthej PD në vlerat e saj.
