U kap duke transportuar kokainë, shpallet i pafajshëm efektivi i RENEA-s

Gjykata pranon mbylljen e dosjes për Xhulio Liçin, oficer i RENEA-s. Efektivi I RENEA-s u arrestua më 14 maj për 1 kg kokainë. Prokuroria arriti në përfundimin se polici s`ka lidhje me kokainën.

Gjykata e Tiranës ka vendosur pushimin e akuzës për efektivin e Forcave Speciale RENEA, Xhulio Liçi, i arrestuar disa muaj më parë me akuzën e prodhimit të lëndëve narkotike gjatë operacionit ku u sekuestrua një sasi prej 1 kilogram kokainë.

Në një njoftim për medien, Gjykata bëri të ditur se në datën 14 shtator 2021, ka shqyrtuar kërkesën e prokurorisë për pushimin e akuzës dhe ka vendosur miratimin e këtij vendimi, duke mbyllur kështu përfundimisht dosjen ndaj policit. 

Xhulio Liçi ra në pranga në datën 14 maj 2021 në makinë me 62 vjeçarin Dedë Nimanii cili me vete kishte edhe çantën ku u gjet sasia e kokainës.

Prokuroria ka bërë të ditur në Gjykatë, se nga hetimi dhe dëshmitë e mbledhura, ka rezultuar se efektivi I RENEA-s xhulio Liçi nuk ka qenë në dijeni për drogën dhe se nuk ka qenë pjesë e trafikimit apo shpërndarjes së kokainës.

Pikënisja e pushimit të akuzës ndaj efektivit të policisë ishte edhe vetë dëshmia e Dedë Nimanit i cili pranoi para Gjykatës se droga ishte e tij dhe se efektivi i RENEAS nuk kishte dijeni pasi e kishte marrë rastësisht në makinë duke ardhur nga Durrësi në drejtim të Tiranës, në momentin që ndodhi edhe arrestimi.

U kap duke transportuar kokainë, shpallet i pafajshëm efektivi i

"Gjyqtarja e hetimit paraprak, në përfundim të shqyrtimit të plotë të të gjitha provave të paraqitura nga organi i akuzës, pasi dëgjoi dhe pretendimet e avokatit mbrojtës të zgjedhur nga i dyshuari, duke u mbështetur në rezultatet e përfituara nga hetimit nën drejtimin e Prokurorit të ngarkuar për veprimin e kësaj çështjeje penale; veprime hetimore këto të cilat janë vlerësuar me vendim të arsyetuar nga Gjykata.

Gjykata pasi shqyrtoi përmbajtjen e kërkesës dhe provat bashkëlidhur saj, dëgjoi pretendimet përfundimtare të prokurorit, konkludoi  se kërkesa e Prokurorisë është e bazuar në ligj dhe në prova dhe si e tillë duhet të pranohet.

Gjykata vendosi:

1- Pranimin e kërkesës së Prokurorisë

2-Pushimin e akuzës për veprën penale "prodhimi dhe shitja e narkotikëve" ndaj Xhulio Liçi.

Xhulio Liçi u arrestua më 14 maj së abshku me 2 persona të tjerë,  Ded Nimani dhe Luan Gaçi.

U kap duke transportuar kokainë, shpallet i pafajshëm efektivi i