Basha-Berishës: E trishtueshme sa poshtë ka rënë, PD jo mburojë e interesave të tij

Pas deklaratave të ish-kryeministrit Berisha nga Foltorja me gratë demokratë sot, ka reaguar edhe kryedemokrati Lulzim Basha.

Ai përmes një postimi në Twitter shkruan se është e trishtë se sa poshtë ka rënë Berisha duke shtuar se me trillime nuk do ta shndërrojë Shqipërinë në mburojë për interesat e tij.  

Basha: E trishtueshme kur dëgjon sa poshtë ka rënë Sali Berisha. Asnjë trillim, mashtrim, të thash e me the, nuk do ta shndërrojë PD në mburojë të interesave të tij personale.