"Ku ka më mirë, puna më e nderuar" A do pranonin shqiptarët të studionin në Akademinë e Barinjve?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Nëntor 2021, 09:09
Së fundmi, ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, ka pohuar se do të hapet një akademi për të integruar të rinjtë që të bëhen barinj.
Çfarë mendojnë qytetarët për këtë deklaratë? A do të pranonin të studionin në Akademinë e Barinjve?
Kjo ishte tema e rubrikës "Vox Pop" me Enkin në emisionin "Ditë e Re" në ekranin e RTV Ora.
Me sa duket qytetarët shqiptarë kanë komplekse të flasin për një tematikë të tillë.
Megjithatë shumë qytetarë shprehen pozitiv ndaj punës së bariut, por kur vjen fjala për fëmijët e tyre ata i shmangen pyetjes.
"Shumë mirë është të punosh bari. Ku ka më mirë se sa të rrish në lendinë e të shohësh qingjat e vegjël që kullosin", shprehe qytetarët.
Nuk janë takuar kurrë, çifti martohet në “Zoom”
22 Nëntor, 08:57


