Kryebashkiaku i Elbasanit: Menaxhimi i mbetjeve jo i duhur, problem me kompaninë

Verën që lamë pas bashkia e Elbasanit pati probleme të shumta sa i takon pastrimit të qytetit. Edhe pse jemi në ditët e fundit të Nëntorit serish situata me mbetjet vijon të jetë problem në disa zona të bashkisë së Elbasanit. Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja në një intervistë për Ora News pohon se kjo bashki ende ka problem me menaxhimin e mbetjeve. 

Bashkia e Elbasanit është hasur në problem të njëpasnjëshme të menaxhimit të mbetjeve.

Kryebashkiaku i Elbasanit Gledian Llatja në një intervistë për Ora News e pranon problemin, ndërsa thotë se gjithçka ka të bëjë me kontratën me kompaninë private.

Llatja shkon edhe më tej teksa deklaron se bashkia që drejton ka mungesë kontejnerësh për mbetje.

Sa i takon ndotjes së madhe që shkaktohet nga Metalurgjiku i Elbasanit, i pari i qytetit ngre supet, teksa përgjegjësinë ia kalon Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës së Belinda Ballukut.

“Sa i përket zonës industrialë ka probleme për menaxhimin e saj, që menaxhohet nga ministria e Mjedisit dhe lejet jepen nga ministria, jo nga bashkia.”

Herë pas here banorët e Elbasani janë ankuar për menaxhimin e mbetjeve në qytet dhe zonat periferik.