Arrestohet 18-vjeçari në Elbasan, gjatë kontrollit të “Jaguar-it” i gjendet dorezë metalike. Sekuestrohet edhe shkop bejsbolli e thikë

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 18-vjeçar në kuadër të kontrolleve për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.

Blutë bëjnë me dije se u arrestua shtetasi K. M., 18 vjeç, banues në lagjen “Haxhias", Elbasan.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij tip “Jaguar”, kanë gjetur dhe sekuestruar një përforcues grushti (dorezë hekuri).

Në vijim të kontrollit, në ambientet e banesës së këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një shkop bejsbolli dhe një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Elbasan, për veprime të metejshme.