Sherr mes dy personave në Memaliaj, i riu i dëmton makinën 22-vjçarit. Arrestohen të dy

Dy të rinj nga fshati Komar, Memaliaj janë arrestuar pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin.

Nga blutë bëhet me dije se R. M., 30 vjeç dhe M. B., 22 vjeç, janë konfliktuar me njëri tjetrin në aksin rural Buz-Komar, Memaliaj.

Mësohet se R. M. ka dëmtuar me sende të forta automjetin e shtetasit M.B.

Gjithashtu M.B u konstatua nga shërbimet e policisë se drejtonte mjetin pa leje drejtimi.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.