"Të kam borxh jetën", Stresi humb njeriun e shtrenjtë: Ma këpute zemrën

Rreperi Arkimed Lushaj i njohur si Stresi ka humbur gjyshin e tij. Lajmin e ka bërë të ditur vetë këngëtari me një postim në rrjete sociale. Stresi shkruan se i ka borxh jetën gjyshit të tij, i cili theu çdo rregull për të.

“Ali Mulaj të kam jetën borxh shpirti im, ti qofsh i xhenetit gjyshi im më ke këput zemrën. Faleminderit që më rrite, faleminderit që më ngjite emrin Arkimed. Faleminderit gjysh për cdo rregull që ti theve që prindërit e mi të dhanë për mu. Gjysh ti ishe balsami shpirtit tim. Do të dua gjithë jetën prehu në paqe gjysh,” shkruan Stresi në rrjetet sociale.

"Të kam borxh jetën", Stresi humb njeriun e shtrenjtë: