E braktisën në kanalin e ujërave të zeza, sot foshnja gëzon shëndet
Foshnja 5-ditëshe, e cila u gjet në kanalin e ujërave të zeza po trajtohet në spital dhe është duke u shëruar, shkruan BBC.
Foshnja u gjet në një lagje të varfër në Indi. Mjekët thanë së shëndeti i bebes po shkon mirë dhe se ndodhet nën kujdesin e specialistëve.
Ndërkohë policia po heton rrethanat e ngjarjes.
Si përfundoi foshnja në kanalin e ujërave të zeza?
Sipas autoriteteve zyrtare, foshnja u gjet nga banorët e zonës, pasi një grup macesh u mblodhën në një vend përgjatë rrugës, fakt që i tërhoqi vëmendjen banorëve, të cilët gjetën beben.
Ndonëse shkaku i braktisjes nuk është zbardhur ende, mendohet se arsyeja është preferenca e prindërve për të lindur djem dhe jo vajza.
Gratë shpesh diskriminohen nga shoqëria, pasi vajzat shihen si një barrë financiare për prindërit, veçanërisht klasën e komuniteteve të varfra


