Aksidenti tragjik në autostradën Egnatia, trafikanti moldav me 14 klandestinë u aksidentua gjatë ndjekjes nga policia

Ëndrrat për një jetë më të mirë patën një fund tragjik për 14 emigrantët e paligjshëm në Greqi.

Një trafikant moldav po transportonte ata me një makinë Citroen C5, kur u përplas me barrierat anësorë të autostradës Egnatia, në kryqëzimin Iasmos, në tentativë për ti shpëtuar ndjekjes së punonjësve të policisë.

Shoferi i cili po lëvizte nga Komotini drejt Ksantisë pak minuta pas mesnate ka tentuar t'i shpëtojë policisë dhe nuk është ndalur në sinjalizimin për kontroll, duke xhiruar gomat.

Makina e patrullës e ka ndjekur. Në kryqëzim moldavi ka humbur kontrollin e mjeti.

Makina është përmbysur dhe është përplasur me forcë në një tendë të tarifave anësore të autostradës Egnatia, ku pushojnë punonjësit. 

Fatmirësisht, në atë moment nuk kishte njeri brenda objektit, ndërsa mjeti Citroen u palos në dysh.

Policia rrethoi vendin e aksidentit. U desh ndërhyrja e policisë për të nxjerrë nga rrënojat e mjetit personat brenda saj.

Shtatë nga emigrantët e paligjshëm gjetën vdekjen në vend, ndërsa gjashtë të tjerë që u nxorën të plagosur rëndë u dërguan në spitalin e Komotinit ku po luftojnë për jetën.

Dy të tjerë me lëndime të lehta janë transportuar në spitalin e Ksantisë.Tashmë ka nisur hetimi për rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti me vdekje, si dhe për identifikimin e viktimave, shtetësia e të cilëve ende nuk dihet.