Video/ Çfarë po ndodh? Gaforret pushtojnë ishullin e Krishtlindjeve

Dhjetëra miliona gaforre të kuqe kanë pushtuar rrugët dhe urat në ishullin e Krishtlindjeve në Australi. Rrugët e ishullit janë mbyllur, për të evituar shtypjen e gaforreve nga makinat.

Gaforret kanë dalë nga pylli  dhe i janë drejtuar bregdetit  për të prodhuar vezë, shkruan BBC. Një fenomen që ndodh çdo vit në Australinë perëndimore.

Migrimi i gaforreve nis menjëherë, pas shiut të parë të  vjeshtës.