Kaosi në kufirin Bjellorusi-Poloni, arrestohen 100 emigrantë

Forcat polake të sigurisë arrestuan mbrëmë rreth 100 emigrantë të cilët tentuan të kalonin kufirin me Bjellorusinë, njoftoi sot Ministria e Mbrojtjes polake.

"Një grup prej rreth 100 emigrantësh janë arrestuar nga shërbimet polake," tha ministria, duke akuzuar bjellorusët se "i detyruan emigrantët të gjuanin me gurë ushtarët polakë për t'i shpërqendruar ata".

Një video e publikuar nga Ministria e Mbrojtjes tregon ushtarët polakë që rrethojnë një grup të madh emigrantësh të ulur, natën në një pyll pranë një gardho me tela me gjemba.

Ndërkohë, Libani u ka kërkuar linjave ajrore të kufizojnë udhëtarët që udhëtojnë në Bjellorusi tek me viza, ose nënshtetësi bjelloruse, sipas një deklarate nga Drejtoria e Përgjithshme e Aviacionit Civil, të cituar nga Reuters sot.

Vendet evropiane akuzojnë Minskun për transportimin ajror të mijëra emigrantëve, kryesisht nga Lindja e Mesme, në Bjellorusi dhe se po i detyrojnë emigrantët të kalojnë kufirin ilegalisht për të ndëshkuar Evropën për vendosjen e sanksioneve ndaj Minskut.