Foto/ Më e dashuruar se kurrë, njihuni me partnerin e ri të Kim Kardashian, 13 vite më i vogël
Nga OraNews Përditësimi i fundit 19 Nëntor 2021, 10:17
Miliarderja, Kim Krdashian ka gjetur dashurinë e saj të re.
Media e huaj "Page Six" ka konfirmuar lidhjen dashurore të Kim Kardashian me 28-vjeçarin, Pete Davidson.

Çifti ka diferencë moshe plotë 13 vite, pasi Kim është 41 vjeç, ndërsa partneri i ri vetëm 28.
Lajmi për romancën e tyre vjen pas disa takimeve të çiftit në qytetin e lindjes së Davidson, në Nju Jork dhe në qytetin e lindjes së Kardashian në Los Anxhelos.

Ylli i "King of Staten Island" së fundmi udhëtoi në Kaliforni për ditëlindjen e 28-vjeçarit të martën (16 nëntor), shkruan "Page Six".

Në shkurt të këtij viti Kim u divorcua nga reperi Kanye West, me të cilin ka ruajtur raporte të mira edhe pas ndarjes.

Çifti kanë katër fëmijë, North, 8, Saint, 5, Chicago, 3 dhe Psalm, 2vjeç.

