Ish- notari Dritan Mezini rrëfen si e nisi notin në moshën 5 vjeçare

Në studion e emisionit "Jeto me Orën" në pjesën e tretë u diskutua për sportin e notit.

Të ftuarit rrëfyen rreth traditës së këtij sporti në vendin tonë si dhe rëndësinë që ai ka në mënyrën sesi ndikon në shëndetin tonë.

Ish- notari Dritan Mezini tha se noti padiskutim të bën njeri më të mirë.

Ndërsa Mjeshtri i madh Petrit Guma u ndal në fillimet e tij kur ishte vetëm 13 vjeç ai nisi të merrej me këtë sport dhe në moshën 15 vjeçare ai u shpall kampion kombëtar.

Gumi tha se ka ardhur koha që shteti ta kthejë vëmendjen tek ky sport.

“Ministria duhet ta promovojë notin si sport ,sot që flasim mungojnë klasat sportive"  u shpreh ai. Në vendin tonë ky pasion është praktikuar hershëm por si disiplinë sportive noti i ka fillesat në fundin e dekadës së tretë të shekullit të kaluar, që daton në vitin 1929-1933 pikërisht në qytetin bregdetar të Durrësit.

Më 23 gusht të vitit 1931, u organizua për herë të parë në Shqipëri dhe  kampionati i parë Kombëtar i Notit zhvilluar asokohe  në qytetin e Durrësit. Me kalimin e viteve në këtë sport u spikatën mjaft notarë të talentuar ku përmendim disa prej tyre: Taq Dafa, Sulejman Tufa, Kastriot Karamuco, Koco Afezolli etj. Skuadrat e para që u vunë përballë ishte ajo “ djemve durrsake“ me atë të “Dokerëve“, emërtim ky që ishte për punëtorët në portin e Durrësit.  Pra një sport që në vendin tonë ka krijuar traditë dhe ka sjellë madje edhe rekorde.

Këtë traditë po e ndjek edhe Dalvi Elezi kampion noti i cili ndau me panelin përvojën e tij dhe rrugëtimin që ka nisur.

" Noti është një sport i bukur që kërkon shumë disiplinë" u shpreh ai