Florian Asllani: Motoristët ende shihen si rrugaçët e rrugës
"Enduro Albania" janë grupi i të rinjve që sfidojnë veten duke ngarë motorët.
Të ftuar në emisionin " Jeto me orën" ata u ndalen tek pasioni për udhëtimet dhe sfidat që hasin teksa ngasin motorët. “Jam i dashuruar” pas motorit kështu u shpreh i riu Florian Doci i cili tha se këtë pasion e ka kultivuar në moshën 10 vjeçare, ku asokohe kishte edhe një motor lodër.
“Pasioni ka nisur në fëmijëri, në moshën 10 vjeЋçare kam pasur motor. Është një pasion që nuk e kam shkëputur gjithë jetën, një gjë shumë e bukur mes rrezikut që ke në rrugë dhe asaj kënaqësisë që ndjen kur je në motor. Kam pasur një lodër, aty ku u lidha dhe më shumë me këtë profesion”, u shpreh Doci.
I Pranishëm në studio ishte edhe motoristi Florian Asllani i cili u ndal tek problematikat e lëvizshmërisë me motor.
Ai tha se në Shqipëri ende mentaliteti dhe infrastruktura është larg vendeve të zhvilluara.
"Motoristët ende shihen si rrugaçët e rrugës" u shpreh ai. Ndërsa mekaniku që shoqëron"Enduro Albania", Altin Denija tha se shumë persona kanë filluar të bëhen ojesë e udhëtimeve të tyre
"Kemi afruar edhe njerëz që kanë qënë kundër" tha ai.
Kujtojmë se “Enduro Albania” është një grup i përbërë nga 32 anëtarë që janë të apasionuar pas motorit dhe e duan atë. Ky grup u krijua në vitin 2014-të dhe sot ka korrur shumë suksese.
