"I dashuri im xheloz? " Kiçja: Nuk më plas fare për të
Rikthehet Kiçja, mbretëresha e Instagramit dhe nuk do ta besoni se çfarë ka ndodhur me të. Prej shumë kohësh nuk ka dhënë asnjë intervistë televizive, por ftesën e Dajana Shabanit nuk mund t’a refuzonte në asnjë mënyrë.
Kiçja me punë stabël dhe me një jetë të re? E besoni ju? Nga personazhi më viral dhe ndër më të klikuarat, ajo ndau me ne shumë gjëra nga jeta e saj private.
Mësuam se punonte në një lokal nate si kërcimtare dhe PR duke u bërë e pavarur ng ai dashuri i saj aktual.
Por, të gjithë e dimë marrëdhënien e saj me Dijonis Bibën, një dashuri në distancë që shpërthente në rrjete sociale për deklaratat e tyre shpesh provokuese dhe ofenduese nga xhelozia e inati. Por, mbrëmë ajo tha se me Dijonisin janë vetëm shokë dhe gjithçka që është në rrjete sociale është bërë vetëm për famë. Po i dashuri i ri, si është për Kiçen?
Kiçja: I dashuri im është shumë xheloz, por shumë xheloz.
Dajana: Është xheloz, por ama të lejon të punosh në një lokal nate
Kiçja: Është xheloz, por nuk mund të më ndalojë mua të punoj. Nuk do të pres unë nga i dashuri të më bleje pastën e dhëmbëve apo rimelin e syve. Njeriu nuk duhet të varet nga askush. Ai është tërë kohës xheloz, madje edhe rrihemi ndonjëherë, por gjithsesi unë e dua shumë atë njeri.
Mos e humbisni intervistën ekskluzive në D-Night me Kiçen, mbretëreshën e Instagramit
D-Night një program nga Dajana Shabani në RTV Ora Live nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë klikoni në linkun më poshtë:


