Efektivët e Shqiponjave: Ja pse komunikimi me qytetarët është shumë i vështirë

Komunikimi është çelësi i zgjidhjes përballë çdo situate. Por, ndodh shpesh dhe besoj edhe ju jeni koshientë që në Shqipëri të komunikuarit me mirësjellje shpesh merret edhe për dobësi.

Krenaria e tepërt duke mos e pranuar shpesh herë edhe faktin se mund të jemi gabim na çon në gabime akoma edhe më të mëdha. Kështu ndodh edhe me qytetarët shqiptarë ndaj Forcave “Shqiponja” ku përpos shkeljes së rregullave, nuk pranojnë të kërkojnë as falje.

Dajana: Sa i vështirë është komunikimi me qytetarët?

Labi: Tepër i vështirë, shumica nuk na kuptojnë. Na shikojnë sikur jemi kundra tyre, por ne jemi për sigurinë e tyre, madje ka raste kur na kërkojnë edhe llogari se çfarë ndodhi. Mesa duket qytetarët shqiptarë mërziten në këtë pjesë.

Roqi: Qytetarët shqiptar…e kemi natyrën e impulsivitetit dhe të shpërthyerit. Duan të dinë arsyen se përse u ndaluan, madje sapo të shikojnë një patrullë policie.

D-NIGHT nga Dajana Shabani RTV Ora Live nga e Hëna në të Enjte ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: