Pjesë e Forcave Shqiponja? Vetëm me pasion dhe dëshirë mund ta bësh

Mbrëmja e kaluar për D-Night ishte shumë speciale dhe me interes për të gjithë audiencën. Të ftuar ishin Nën komisar Ismet Roqi dhe Inspektor Mihal Labi nga Forcat “Shqiponja”

Strukturat e Policisë së Shtetit ndër vite janë hasur me problematika të ndryshme, por gjithmonë ambicia për të bërë më të mirën për vendin dhe sigurinë për çdo qytetar ka sjellë një tjetër nivel profesionalizmi.

Interesi për të pasur në program personazhe të fushave të ndryshme dhe për t’i sjellë ato për publikun në formën më të mirë të mundshme tregon sesa i preferuar është D-Night çdo mbrëmje.

Efektivët e Policisë nga Forcat “Shqiponja” ndanë me ne një pjesa nga puna e tyre e palodhur dhe “aventuriere” thellë-thellë në vetvete.

Por, si ka nisur e gjitha kjo dëshirë për një profesion të tillë, gjithmonë në gatishmëri kundër keqbërësve?

Roqi: E kam pasur idhull qëkur kam qenë i vogël që të vishja uniformën në përgjithësi dhe me kalimin e kohës u shtua kjo si ndjesi. Në vitin 1998 kam konkurruar në Akademinë e Policisë dhe kam fituar. Kam kryer studimet në Akademinë e Policisë në Turqi për 5 vite dhe në 2014 kam filluar punë si oficer policie. Para dy vitesh kam kaluar në strukturat e Forcave të Posaçme “Shqiponja”

Labi: Pasioni ka qenë i njëjtë edhe për mua. Në 2017 jam bërë pjesë e Akademisë dhe më pas kam filluar punë në qytetin e Korçës për 1 vit e gjysmë dhe më pas u transferova në Tiranë dhe aktualisht jam në Forcat “Shqiponja”

D-NIGHT nga Dajana Shabani RTV Ora Live nga e Hëna në të Enjte ora 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë: