Plas keq debati/ Akuza e Genardit kundër Lulit: Ti je martuar me Giussepen, por nuk tregon

Zënkat e para mesa duket filluan në D-Night. Mbrëmjen e kaluar Genardi hodhi disa akuza mbi Lulin për një lidhje të fshehtë me një nga ish konkurrentët e emisionit Për’puthen.

Bëhet fjalë për Giussepe, një zotëri nga Italia me origjinë shqiptare i cili erdhi në Shqipëri për të gjetur dashurinë, por planet nuk i ecën ashtu siç ai parashikoi. Të paktën në program, dashurinë nuk e gjeti.

Në portale flitej shpesh për një lidhje apo feeling mes Lulit dhe Giussepe-s e nisur nga këto lajme , Genardi me të qeshur thumboi Lulin derisa situata u bë serioze.

Genardi: Giussepe ishte gentleman, me gjëra të mira e më gjëra të bukura. Ai ia ka lypyr Lulit brenda në program, madje e kam parë vetë.

Dajana: Mesa shoh unë këta italianët që kanë ardhur këtu në Shqipëri sikur u ka dalë boja të them të drejtën.

Luli (nxehet): Unë nuk kam të bëj me të ai ishte mashtrues.

Genardi (bën me shenja): Ta vuri pullën italiani, ta vuri pullën italiani. U martua me Giussepen

Luli (shumë e nxehur): Unë nuk e kam puthur Giussepen. S’kam pasur asnjë lidhje me të. E kam puthur në faqe si çdo njeri. A to që thotë Genardi janë gënjeshtra. Me këto që thotë Genardi duket se ka pasion për Giussepen dhe mbase ka bashkëjetuar ai më atë.

D-Night një program nga Dajana Shabani në RTV Ora Live nga e Hëna në të Enjte 23:00-00:00

Për më shumë klikoni në linkun më poshtë/ Minutazhi: 14:26-23:00