Dedikimi i ish-presidentes kroate për Dua Lipën: Fisnike dhe krenare për origjinën e saj

Ish-presdientja kroate, Kolinda Grabar-Kitarović, ka postuar në Instagram foto me këngëtaren me origjinë shqiptare, Dua Lipa, duke i dedikuar kësaj të fundit fjalë të ëmbla.

Krahas fotos ish-udhëheqësja e vendit shkruan: "Krenare për prejardhjen e saj. E përulur në lavdinë e saj. Fisnike në dashurinë ndaj kombit të saj. Përshëndetjet më të ngrohta për të gjithë kosovarët dhe kroatët anembanë botës. Ndihem e  nderuar që kam takuar artisten dhe aktivisten e shquar, një zë i fuqishëm për lirinë dhe gratë kudo."

Këngëtarja shqiptare me famë botërore u nderua nga Këshilli i  Atlantikut, me Çmimin e Udhëheqjes së Dalluar, gjatë një ceremonie të mbajtur më 10 nëntor.

Dua Lipa është vlerësuar nga Këshilli i Atlantikut për “përpjekjet e saj për ta ndihmuar Kosovën nëpërmjet Fondacionit të saj Sunny Hill, i cili synon të përmirësojë cilësinë e jetës në shtetin e ri”, teksa organizata ka theksuar se këngëtarja e lindur në Britaninë e Madhe “e ka paraqitur vendlindjen e prindërve të saj si një qendër kulturore në lulëzim, përplot kreativitet”.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Kolinda Grabar-Kitarović (@kolinda_gk)