Koreografi Andi Murra: Ronela Hajati dhe Xhensila Myrtezai janë më të talentuara në kërcim
Koreografi i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Andi Murra i ftuar këtë pasdite në emisionin “Jeto me Orën” në RTV Ora është shprehur se profesionalizmi është ajo që e zbeh lodhjen në ushtrimin e një profesioni.
Ndërkohë ai gjatë emisionit theksoi se fëmijët nuk duhet të ndërpriten nga kursi i kërcimit për asnjë moment, sepse sipas tij edhe me kërcimin ndodh e njëjta gjë si me cdo sport tjetër. Ku muskujt biejn dhe është vështirë ta nisësh gjithçka sërish nga e para.
Si çdo punë ka vështirësitë e veta, por kur ka profesionalizëm ajo lehtësohet. Janë diku 3-4 vite që është e njëjta rutinë ku punojnë pa asnjë ditë pushim. Ne zakonisht kemi ftuar në Shqipëri grupe që janë shumë të famshme në botë. Që të mësosh për kërcimin nuk mjafton mësim vetëm nga një profesor, por nga shumë. Realisht kur shikoj veten këtu ku jam ndihem shumë mirë dhe dua t’u them të rinjve që me punë arrihet gjithçka.
Kohët e fundit është shtuar shumë numri i prindërve që duan t’i nxjerrin fëmijët jashtë asaj përdorimit të ‘Smartphoneve’, por dua t’u them prindërve që të mësosh të kërcesh nuk duhet të ndalojnë. Pasi shoh prindër që i ndërpresin gjatë verës dhe i fillojn sërish. Kjo është një gjë shumë e keqe, pasi dhe kërcimi është si një sport, ku nëse e ndërpret muskujt ndryshojnë, bien. Pra edhe këtë sport le ta quajmë e arrijnë ata që e kanë pasion dhe jo talent”, tha Murraj.
Ndërsa pyetjes se cili nga artistët ka qenë më bashkëpunuesi, Murraj u shpreh “do thosha një emër që ti e njeh shumë mirë, ajo është Xhensila Myrtezaj. Vërtet që është një artiste dhe kërcimtare shumë e mirë. Gjithashtu do të përmendja edhe Ronela Hajatin, ndërsa e kundërta ka ndodhur me Bes Kallakun”.

