“I vogël i vogël, po dëmin t’a bën” Për kë e ka fjalën Dajana?
Dardan Mehmetaj ose i njohur ndryshe si I’am Dardi ishte i ftuari i mbrëmjes në D-NIGHT. Pas daljes nga një program dashurie në Kosovë, ai filloi të merrej me rrjetet sociale duke fituar vëmendje akoma edhe më shumë.
Jemi mësuar tashmë që personazhet e programeve të dashurisë të flasin për skenaret që luhen brenda emisioneve për të fituar sa më shumë klikime e reklama, por me Dardin paska ndodhur ndryshe. “Çdo skenar i bërë ka qenë mes konkurrentëve”, - kështu u shpreh Dardi.
Edhe pse në një moshë shumë të re, ai është në pritje të një fëmije dhe shumë i lumtur për familjën e re që po krijon. Dhe dashuria e jetës së tij ishte jashtë programit. Epo, tani e kuptojmë më mirë se programet me skenar duken se arrijnë kulmin, por nuk mund të qëndrojnë lart gjithmonë.
Dardani: “Çdo gjë e bëjmë për show. Rrihemi, grindemi, debatojmë, por e gjitha është për famë” kështu u shpreh ai gjatë intervistës.
“D-NIGHT” një program nga Dajana Shabani Live në RTV Ora nga E Hëna në të Enjte 23:00-00:00
Për më shumë ndiqni linkun më poshtë:

