Orkidea Gjerani rrëfen si e krijoi me motrën kanalin tonë në "You Tube
Në pjesën e fundit të emisionit "Jeto me Orën" të ftuarat ishin dy motrat Orkidea dhe Loriana Gjerani të talentuara në muzikë dhe jo vetëm ato njihen në Youtube pasi shfaqin shpesh herë pasionet e tyre.
Vajzat rrëfyen si e hapën kanalin e tyre.
"Fillimisht gjithçka lindi si ide që ne ja thamë prindërve ata na mbështetën menjëherë" u shpreh Orkidea.
Motrat Gjerani kanë fituar shumë çmimet dhe janë bërë pjesë e shumë eventeve në moshë tepër të vogël.
Gjithmonë të pandara motrat Gjerani përkatësisht 10 dhe 12 vjeç kanë lindur në qytetin e Tiranës. Në shkurt të vitit 2020 Loriana dhe Orkidea morën pjesë në dy spektakle dedikuar fëmijëve. Vajzat në qershor të këtij viti kanë realizuar së bashku një këngë të tyren e titulluar "It's my Birthday".
Në shtator të dyja vajzat bëhen pjesë e "Miss & Mister Children Albania 2021" Loriana u shpall Miss dhe Vip Kids Model ndërsa ORKIDEA morri 2 çmime Miss Sharm dhe Best kids model.
Po në shtator të dyja vajzat marrin pjesë në eventin ndërkombëtar "Golden Star Kids International" ku Loriana” rrëmben” çmimin e madh Grand Prix Supreme ndërsa Orkidea shpallet fituese për kategorinë 10 vjeçare. Aktualisht Okidea 10 vjeçare është pjesë e një spektakli për fëmijë ku edhe po relaizon një këngë të titullur
“Të ka mami yll” gjithashtu pritet që shumë shpejt të jetë pjesë e një filmi shqiptar të zhanerit komedi i cili pritet të xhirohet gjatë festive të fundviti. Aktualisht të dyja motrat ndiqen në kanalin e tyre në Youtube "Sister LORI & DEA" ku hedhin shpesh video të cilat i realizojnë dhe i editojnë vetë së fundmi janë aktive edhe në Instagram.
Ndikim i rrjeteve sociale duket se është jashtëzakonisht i madh edhe tek bota e fëmijëve, hapësira shihet jo vetëm si argëtuese por edhe si një mundësi e mirë për të promovuar talentet.

