Tragjedi në Itali/ Babai polak "arratiset" nga spitali, vret me thikë të birin dhe plagos gruan shqipatre

Tragjedi në Itali/ Babai polak  "arratiset" nga spitali, vret me

Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin fqinj, dje (16 nëntor).

Burri polak ka vrarë për vdekje të birin dhe ka plagosur me thikë gruan me origjinë shqiptare , gjendja shëndetësore e të cilës është e rëndë. Shqiptarja po trajtohet në spital, shkruajnë mediet italiane.

44-vjeçari me origjinë polake, ishte  shtruar në një spital të Romës, pasi ishte i infektuar me Covid-19. 

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Cura di Vetralla, në provincën e Viterbos në Itali, ndërsa mediat italiane kanë publikuar edhe foto e familjes që pati fatin tragjik.

Mësohet se autori u kthye në shtëpi pa lejen e mjekëve dhe sulmoi të birin e tij 10-vjeçar, duke e goditur me thikë për vdekje.

Ndërsa bashkëshortja u gjet me plagë të shumta me thikë pranë fëmijës në shtrat.

Sipas informacioneve të deritanishme , krimi mund të jetë një akt , nëpërmjet të cilit autori ka tentuar të hakmerret ndaj bashkëshortes dhe nënës së fëmijës së tij.

Vrasësi i fëmijës ishte njoftuar nga  një vendim gjykate, që i ndalonte të afrohej me ish-bashkëshorten dhe fëmijën e tyre.

Mësohet se autoritete italiane po kërkojnë nëse autori ishte nën efektin e lëndëve narkotike.