Refugjatët e bllokuar në kufirin polako-bjellorus, shqetësimi i Amerikës për krizën e emigrantëve (foto)

Të grumbulluar pas telave me gjemba, mijëra të rinj, familje dhe fëmijë shpresojnë të largohen së shpejti nga Bjellorusia duke kaluar kufijtë, që do t'i lejojnë të vendosen në vende të ndryshme evropiane.

Duke shpresuar se do kalojnë kufirin mes Polonisë dhe Bjellorusisë, refugjatët tolerojnë të ftohtin e ashpër, urinë dhe madje edhe dhunën e forcave të sigurisë.

Refugjatët e bllokuar në kufirin polako-bjellorus, shqetësimi i

Sot, më 13 nëntor, policia polake njoftoi se trupi i një emigranti të ri sirian u gjet pranë kufirit midis Bjellorusisë dhe Polonisë .

Sipas autoriteteve polake, “shkaqet e vdekjes nuk janë gjetur ende”.

Vdekja e sirianit e çon në 11 numrin e të vdekurve në krizën e migracionit në kufirin BE-Bjellorusi, sipas vlerësimeve të medieve, ndërkohë, emigrantët po tentojnë të kalojnë kufirin, me forcat e policisë që i zmbrapsin.

Kriza humanitare në kufi

Sipas një raporti të huaj, Bjellorusia është vënë në qendër të vëmendjes së Bashkimit Evropian për shkak të shkeljes së institucioneve demokratike dhe të drejtave të njeriut nga regjimi i presidentit, Aleksandër Lukashenko.

Ai vendosi të lejojë mijëra emigrantë nga Lindja e Mesme dhe Azia (refugjatë sirianë dhe afganë, por edhe pakistanezë, irakianë, afrikanë dhe migrantë të tjerë) në vendet evropiane në përgjigje të sanksioneve evropiane kundër vendit të tij.

Refugjatët e bllokuar në kufirin polako-bjellorus, shqetësimi i

Bjellorusia akuzon Brukselin se ka vendosur sanksione ekonomike ndaj vendit, për të përballuar fluksin e refugjatëve.

Megjithatë, ka pasur pretendime nga opozita në Bjellorusi se agjencitë e udhëtimit të kontrolluara nga shteti u japin viza emigrantëve dhe i ndihmojnë ata të arrijnë kufijtë me Poloninë dhe Lituaninë.

Qeveritë e Polonisë, Letonisë dhe Lituanisë akuzojnë Bjellorusinë se po krijon një krizë humanitare për të shantazhuar Evropën.

Si rezultat, Varshava miratoi një ligj për ndërtimin e një muri në kufirin polako-bjellorus.

Biden i shqetësuar për krizën e emigracionit në kufirin Bjellorusi-Poloni

Presidenti amerikan, Joe Biden, shprehu të premten(12 nëntor) "shqetësim të madh" për krizën në kufirin Bjellorusi-Polak, menjëherë pas një deklarate të ngjashme nga zëvendëspresidentja e tij, Kamala Harris. "Ne kemi shprehur shqetësimin tonë në Rusi  dhe në Bjellorusi," u tha ai gazetarëve përpara se të nisej për të kaluar fundjavën në rezidencën presidenciale në Camp David.

Refugjatët e bllokuar në kufirin polako-bjellorus, shqetësimi i

Presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko është akuzuar nga perëndimorët se ka orkestruar një fluks të fundit të emigrantëve në kufirin me Poloninë, një vend anëtar i Bashkimit Evropian, si hakmarrje për sanksionet e vendosura nga Brukseli ndaj Minskut.

Refugjatët e bllokuar në kufirin polako-bjellorus, shqetësimi i

Deri më tani, ai ka bazohet në mbështetjen e aleatit të tij kryesor, presidentit rus Vladimir Putin.

Më herët, nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, në një vizitë zyrtare në Paris, tha se Minsk ishte "i përfshirë në një aktivitet shumë shqetësues"./Ora News/