E pazakontë për Australinë, lëkundje të forta tërmeti, 5.4 Rihter
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Nëntor 2021, 17:35
Një tërmet me magnitudë 5.4 ka tronditur Australinë Perëndimore, sipas Qendrës Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Lëkundje, e cila kishte një thellësi prej 30 kilometrash, "goditi" Pilbaran Lindore në orët e para të së dielës (me orën lokale) dhe u ndje në qytetin Barbel Bar.

Banorët e zonës raportuan në rrjetet sociale se kjo lëkundje ishte e pazakontë për zonën e tyre. Zona në fjalë ka një klimë shumë të nxehtë, të ngjashme me atë që mbizotëron në shkretëtira.
Zyra Meteorologjike Australiane konfirmoi se tërmeti nuk shkaktoi alarm për cunami.
Sondazhi i madh i “L’Equipe” sinjalizon fituesin e Topit të Artë
13 Nëntor, 17:06


