E veshur me jelek-antiplumb, shqiptarja që plagosi ish-bashkëshortin grek: Vajzës i dha drogë dhe e dhunoi

Shqiptarja Klodiana Çela që plagosi pasditen e djeshme me armë zjarri ish-bashkëshortin e  saj Jorgo Neos, ditën e sotme ka dalë para Gjykatës.

Siç shihet në një video të publikuar nga mediat greke, shqiptarja e veshur me jelek-antiplumb, ndërsa është dhe shoqëruar nga oficerët e policisë, ka dalë para Gjykatës, pasi akuzohet për vrasje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje.

Ndërkohë teksa po futej në Gjykatë, për mediat ajo është shprehur:

 “Ai më rrëmbeu vajzën për pesë vjet dhe e dhunoi dhe prokurori nuk bëri asgjë. Unë kam shpëtuar me jetë fëmijën tim. Nuk doja ti ndodhte askujt asgjë e keqe. Unë mendova për fëmijën tim se nuk e kisha parë për pesë vjet.

Ai i dha drogë dhe e dhunoi. Ai bëri gjithçka për pronën time, bashkë me mjekë të tjerë. Mjekë të famshëm që dalin nëpër kanale dhe flasin për mbrojtjen e qytetarëve. Më lanë pa shtëpi, ma morën fëmijën… Unë dua fëmijën tim, asgjë tjetër”- tha ajo.

Ndërsa një familjare e cila ishte e pranishme, ndërsa Klodiana futej në Gjykatë është shprehur  “të lumtë dora".

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme, ku shqiptarja qëlloi dhe plagosi rëndë me armë zjarri ish-bashkëshortin në sy të vajzës 13-vjeçare.

Sherri mes çifti mësohet se ka nisur për kujdestarinë e vajzës, pasi për këtë të fundit kujdesej i ati.