"Kur u bë dhe kjo. Mendohu para se të flasësh!"- Kë kritikon Roza Lati?
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Nëntor 2021, 12:54
Roza Lati ka qenë së fundi e ftuar në "Expuls" nga Ronaldo Sharka në ekranin e RTV Ora.
Roza "u detyrua" të komentonjë shumë personazhe të njohur të ekranit shqiptar, foto të tyre që shfaqeshin në ekranin gjigand të studios.
Papritur, Roza u përball me foton e vet.
Menjëherë, duke marrë parasysh natyrën plot humor dhe spontate të Rozës, kjo e fundit për veten u shpreh:
"Ça i duket vetja ksaj njëherë? Kur u bë dhe kjo, fjalia tipike që dëgjoj nga shqiptarët. Për këtë unë thjesht do të thoja që boll besove tek njerëzit, mos përkrah njerëz që të kafshojnë dorën, dhe mendohur para se të flasësh"- u shpreh ajo.
Ndiqni videon e plotë për më tepër:
