Plagosi ish-bashkëshortin, shqiptarja habit me deklaratën: Arrestoni nënën time, është kriminele

Shqiptarja Klodiana Cela, e cila pasditen e sotme, plagosi me armë zjarrin të atin e vajzës së saj, në sy të kësaj të fundit, në deklaratën e saj që ka dhënë në polici ka ngritur akuza ndaj nënës së saj.

Mediat greke, bëjnë me dije se shqiptarja në dëshminë e saj para autoriteteve ka thënë se se nëna e saj është anëtare e një organizate kriminale dhe se ato duhet të shkojnë që ta arrestojnë.

Ndërkohë hetuesit të cilët po merren me ngjarjen dhe zbardhjen e rrethanve që çoi në plagosjen e okulistit grek, po punojnë që të zbulojnë nga kush e ka siguruar armën shqiptarja që plagosi dhe ish-bashkëshortin, që tashmë ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.

Ngjarja ndodhi mesditën e sotme, ku shqiptarja ka plagosur me armzë zjarri ish-bashkëshortin, ndërs ky i fundit po merrte vajzën nga shkolla. Sipas asaj që kanë raportuar mediat greke shkak për ngjarjen dyshohet se ka qenë kujdestaria e vajzës.