I goditi djalin, babai shkon dhe rreh mësuesin e gjimnazit

Një shqiptar ka shkuar dhe ka dhunuar fizikisht një mësues në gjimnaz, pasi ky i fundit i kishte goditur djalin e tij.

Mediat e Kosovës bëjnë me dije se i arrestuari i identifikuar si L.K. është dënuar dënuar me një muaj paraburgim nga Gjykata Themelore në Prizren.

“I arrestuari është L.K. Ai akuzohet se më 10 nëntor, rreth orës 13:30 në Prizren ka ushtruar dhunë ndaj një profesori të gjimnazit, pasi ky i fundit kishte goditur djalin e tij.”- njofton policia e Kosovës.