Kërkoi liberalizimin e vizave, Kurti për Lipën: Diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar për çmimin që fitoi këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, në Këshillin Atlantik në SHBA.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Kurti shkruan Lipa është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë.
“Dua Lipa nuk është vetëm këngëtare e famshme. Ajo është një aktiviste që frymëzon lëvizjet për ndryshim dhe është diplomatja më e mirë që Kosova mund të kishte kërkuar dhe shpresuar ndonjëherë. Urime për tuajin çmimin në Këshillin Atlantik. Ju jeni një frymëzim dhe vendi juaj është krenar për ju,” ka shkruar Kurti.
.@DUALIPA is not just world most celebrated singer, she is an activist that inspires movements for change, and she is the best diplomat that Kosova could ever asked & hoped for.
— Albin Kurti (@albinkurti) November 11, 2021
Congratulations on your @AtlanticCouncil award.
You are an inspiration & your country is proud of you. pic.twitter.com/QgxTJZppQD
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa në prani të presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kërkoi liberalizimin e vizave për kosovarët.