Brnabiç: Anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte “katastrofik”, Serbia do jetë kundër

Kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç ditën e sotme është shprehur se Serbia do të kundërshtojë serish anëtarësimin e Kosovës në UNESCO.

Në fjalën e saj në prag të seancës së nesërme të Konferencës së Përgjithshme të UNESCO-s dhe shënimin e 75-vjetorit të kësaj organizate, Brnabiç tha se anëtarësimi i Kosovës në UNESCO do të ishte “katastrofik”.

Ajo tha se nuk është befasuar nga kërkesat e Prishtinës për anëtarësim në UNESCO. 

 “Ne po e luftojmë këtë çdo ditë dhe për momentin kemi mbështetjen dhe mirëkuptimin e plotë që Prishtina nuk mund të jenë anëtare e UNESCO-s”, tha ajo.

Kujtojmë se javë më parë, ajo  është shprehur se ajo personalisht nuk do e firmos kurrë njohjen e Pavarësisë së Kosovës.