Kosova nuk u ftua në Saminitin e Demokracisë në SHBA, reagon për herë të parë Albin Kurti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Nëntor 2021, 15:41
Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka reaguar për herë të parë pasi Kosova nuk u ftuar në Samitin e Demokracisë që do të mbahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas mediave të Kosovës, gjatë një takimi në Podujevë, në fjalën e tij që mbajti para qytetarëve tha se nuk ka asgjë për t’u shqetësuar se përse se Kosova nuk është ftuar nga SHBA.
“Nuk ka asgjë për tu shqetësuar e kemi shpjeguar edhe më herët e këtë e ka bërë shumë thjesht edhe Ambasada Amerikane”, tha Kurti.
Ndryshe nga Kurti zyrtarë të tjerë në Kosovë kanë shprehur shqetësim për për mos ftesën e Kosovës në Samitin e Demokracisë në SHBA ka pasur reagime të shumta.
Më 9 dhe 10 dhjetor në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të mbahet për herë të parë Samiti për Demokraci.
