Dialogu Kosovë-Serbi në nivel kryenegociatorësh do të mbahet më 16 nëntor në Bruksel

Pritet që raundi i ri i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë në nivel kryenegociatorësh do të mbahet të martën e 16 nëntorit 2021.

Bëhet me dije se në takimin që do të mbahet në Bruksel, Kosova do të përfaqësohet nga zëvendëskryeministri për Integrim Evropian, Zhvill dhe Dialog, Besnik Bislimi.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu ka bërë me dije për mediat lokale se temë e diskutimit do të jetë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, energjisë dhe lëvizja e lirë.

Bismili: Zëvendëskryeministri i Republikës së Kosovës për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi, do të marrë pjesë në takimin e paraparë për datën 16 nëntor 2021 në Bruksel në nivel kryenegociatorësh. Temat e diskutimit në takimin bilateral do të jenë çështja e të zhdukurve me dhunë gjatë luftës, e energjisë dhe lëvizja e lirë.